Hoti: Zero transparencë nga Qeveria për propozimin franko-gjerman
Foto: Laura Hasani

Hoti: Zero transparencë nga Qeveria për propozimin franko-gjerman

Aktuale November 13, 2022 - 13:08

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë lidhur me informimin e publikut për propozimin franko gjerman,

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoti tha se, debati formal për dialogun duhet të sillet në Kuvend “për të siguruar transparencë për këtë proces të rëndësishëm dhe për të ndërtuar konsensusin politik”.

“Nëse Qeveria vlerëson se ky propozim është bazë e mirë për të lëvizur më lehtë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe njohjes reciproke, do të duhej të informohej Kuvendi dhe publiku në mënyrë që të sigurohej konsensusi politik dhe shoqëror. Për më tepër, informimi i Kuvendit nuk është në diskrecion të Qeverisë, por është obligim kushtetues i Qeverisë ndaj Kuvendit pavarësisht se çfarë mendon Qeveria për këtë propozim”, ka shkruar Hoti ndër të tjerash.