Grafite të reja në veri, bëhet thirrje që nga 21 nëntori “të rezistohet në çdo hap”

Grafite të reja në veri, bëhet thirrje që nga 21 nëntori “të rezistohet në çdo hap”

Aktuale November 13, 2022 - 12:19

Veriu i Kosovës, mëngjesin e së dielës është zgjuar me grafite të reja në “Brigada Veriore”.

Siç shkruan mediumi serb “Kossev”, transmeton “Zeri,info”, këto grafite janë vendosur në qendër të Mitrovicës së Veriut, përkatësisht në sheshin kryesor por edhe nëpër rrugët kryesore.

Përmes këtyre grafiteve bëhet thirrje për rezistenca nga data 21 nëntor.

“Nga data 21.11 është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”, shkruan në grafit.

Grafite ka pasur edhe gjatë muajve të kaluar.

Në muajin shtator ishin vendosur grafite me mbishkrim “Jo dorëzim, KM mbetet”, e më pas edhe ishte hapur një faqe me këtë mbishkrim në rrjetin social Instagram, transmeton më tutje “Zeri.info”.

Herën e fundit kur “Brigada Veriore”, kishte vendosur grafite ishte fundit i muajit gusht.

“Mos u shqetëso, këtu jemi – Brigada Veriore” dhe “NATO shko në shtëpI! Kjo është Serbi. Brigada e Veriut po rritet dita-ditës”, thuhej në grafitet që ishin vendosur në atë kohë nga “Brigada Veriore”.

Theksojmë se për shkak të marrëveshjes për targat ilegale, serbër në veri janë tërhequr nga institucionet e Kosovës, duke përmendur si pretekst vendimin për targa, por edhe pezullimin e Nenad Gjuriqit nga posti i drejtorit të Policisë së Kosovës për veri, për shkak të mosrespektimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Nga 1 nëntori qytetarët në Kosovë që kapen me targa ilegale të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës po marrin fletëqortime. Ndërsa nga 21 nëntori pritet të gjobiten me nga 150 euro. /Zeri.info

Image

Image