Kosova paguan 199 punëtorë serbë, pa dalë në punë

Kosova paguan 199 punëtorë serbë, pa dalë në punë

Aktuale November 12, 2022 - 22:41

Qeveria e Kosovës nga viti 2015 vazhdon të paguaj 199 zyrtarë të komunitetit serb pa dalë fare në punë. Ku në total për vitin 2021 janë paguar mbi 962 mijë euro për ta. Ky numër është i shpërndarë nëpër shtatë ministri në institucionet kosovare. Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, ky numër ka rënie për dallim prej vitit 2015, ku ishin 483 zyrtarë.Tash e shtatë vjet, 199 punëtorë të komunitetit serb, paguhen pa dalë në punë.

Prej tyre, 64 zyrtarë janë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku shteti për një vit ka paguar mbi 298 mijë euro për ta.

Pasuar edhe nga gjashtë ministri të tjera, ku në total për vitin 2021 janë paguar mbi 962 mijë euro.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, ky numër ka rënie për dallim nga viti 2015, kur është nënshkruar marrëveshja e Brukselit.

Mirëpo, Fazliu thotë se si zyre kanë rekomanduar që të krijohen kushte nga ekzekutivi për këta punonjës.

Në anën tjetër, nga ekzekutivi thonë se janë duke e monitoruar punën e çdo zyrtari pa dallim etnie.

“Sa i përket nivelit qendror, janë eprorët e stafit civil ata që bëjnë monitorimin e vijueshmërisë në punë të çdo zyrtari pa dallim etnie. Veprimet e institucioneve gjithmonë do të jenë të bazuara në gjetjet faktike dhe duke respektuar ligjet në fuqi”, thotë Kryeziu.

Me marrëveshjen e Brukselit, këta punonjës ishin planifikuar të sistemoheshin nëpër komunat në pjesën veriore të Kosovës, por në akt-emërimet e tyre, të punësuarit janë sistemuar në pozita të caktuara brenda departamenteve përkatëse në ministri./teve1