Gazetarit anglez ukrainasit në Kherson, ia kujtuan Kosovën e vitit 1999 [video]

Gazetarit anglez ukrainasit në Kherson, ia kujtuan Kosovën e vitit 1999 [video]

Aktuale November 12, 2022 - 18:02

Korrespodenti i Skynews, Brendon Paddy ka raportuar këto ditë nga Khersoni i Ukrainës, i cili është çliruar nga forcat ruse.

Derisa po raportonte live, Paddyt ju ofruan shumë ukrainas për ta përshendetur, ndërsa ky moment atij ia ka kujtuar Kosovën e vitit 1999, shkruan Zeri.info.

Vet Paddy përmes një shkrimi në Twitter, ka publikuar pamje gjatë raportimit nga Khersoni, ndërsa e ka krahasuar këtë me Kosovën e vitit 1999.

"Kjo më riktheu te arritja në Kosovë në vitin 1999", ka shkruar korrespodenti në Twitter. /Zëri