Ministri Sveçla viziton pikë kalimin kufitar në Jarinjë

Ministri Sveçla viziton pikë kalimin kufitar në Jarinjë

Aktuale November 12, 2022 - 17:18

Ministri i Jashtëm, Xhelal Sveçla sot ka vizituar pikën e kalimit kufitar në Jarinjë dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë.

Ai bëri të ditur se është takuar me zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës, raporton Zeri.info.

“Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, shkroi ai. /Zëri