Edicioni i 10-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë fillon të hënën

Edicioni i 10-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë fillon të hënën

Aktuale November 12, 2022 - 15:47

Për të dhjetin vit me radhë mbi 70 organizata, biznese, donatorë dhe institucione partnere, me mbi 100 aktivitete, shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, prej 14-20 nëntor.

Ceremonia zyrtare e hapjes së GEW mbahet në ambientet e Sushico Kosova nga ora 10:00, me prezencën e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikë-bërës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin. GEW filloi si lëvizje më 2007 me nismë të Kauffman Foundation dhe Administratës së Presidentit Barack Obama, në kohën e krizës globale ekonomike.

Edicioni i 10-të i GEW në Kosovë organizohet nën Patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) si nikoqir kombëtar.