Osmani: Siguria në kontinentin tonë po sfidohet, bashkëpunimi është domosdoshmëri

Osmani: Siguria në kontinentin tonë po sfidohet, bashkëpunimi është domosdoshmëri

Aktuale November 12, 2022 - 14:24

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter ka vlerësuar se siguria në kontinent po sfidohet prandaj bashkëpunimi është domosdoshmëri.

Sipas saj, rëndësia e bashkëpunimit bëhet duke u bazuar në vlerat e përbashkëta dhe vlerat demokratikem raporton Zeri.info.

“Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe Osmani gjatë ditës së djeshme ishte paneliste në temën “Navigimi në trazirat ndërkombëtare” në Formun e Paqes që u mbajt në Paris. /Zëri