Musmurati: Fëmijëve me nevoja të veçanta do tu ndahen 60 euro çdo muaj

Musmurati: Fëmijëve me nevoja të veçanta do tu ndahen 60 euro çdo muaj

Aktuale November 12, 2022 - 14:01

Besianë Musmurati, drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, ka njoftuar se kjo komunë, çdo muaj do të ndajë një shumë prej 60 euro për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta, për të mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe.

Përmes njoftimit në rrjetin social Facebook, Musmurati, ka thënë se të jesh ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim, raporton Zeri.info.

Musmurati ka thënë edhe se, gjithëpërfshirja është e domosdoshme dhe se janë të përkushtuar maksimalisht që të mbështesin çdo fëmijë në shkollim.

“Për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës, çdo muaj do të ndajmë një shumë prej 60 Euro për të mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe. Të jesh ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim. Gjithëpërfshirja është e domosdoshme dhe ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të mbështesim çdo fëmijë në shkollim”, ka shkruar Musmurati. /Zëri

Image