“Prishtina Parking”: Nuk ka rrjedhje, uji ka mbetur nga dyshemeja e pastruar

“Prishtina Parking”: Nuk ka rrjedhje, uji ka mbetur nga dyshemeja e pastruar

Aktuale November 12, 2022 - 12:32

Ndërmarrja “Prishtina Parking” ka mohuar se uji i rrjedhun që është parë këtë të shtunë në ambientet e parkingut nëntokësor lidhet me ndonjë defekt.

Nga kjo ndërmarrje kanë thënë se uji ka mbetur pasi është pastruar dyshemeja.

Parkingu nëntokësor në qendrës së Prishtinës është hapur zyrtarisht të premten. 

Ndryshe faqja “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, përmes faqes së saj në rrjetin social Facebook sot ka publikuar pamje nga brenda parkingut, ku shihet se ka rrjedhur uji, pas shiut që ka rënë. /Zëri

Image