Arkitekti Beqiri: Dyshoj se parkingu nëntokësor në Prishtinë do të jetë i suksesshëm

Arkitekti Beqiri: Dyshoj se parkingu nëntokësor në Prishtinë do të jetë i suksesshëm

Aktuale November 11, 2022 - 19:13

Arkitekti dhe dizajneri urban, Ibrahim Beqiri ka folur për projektin e parkingut nëntokësor në Prishtinë, ku tha se investimet publike të bëra nga Komunat e Kosovës nuk po kanë plan konkret, mastar plan apo edhe vizion.

Beqiri ka thënë se zhvillimet që janë bërë në qytetet e Kosovës, janë bërë në formën e ishujve.

“Mendoj që është vazhdimisht ky projekt dhe projektet tjera të cilat janë investime publike të bëra nga Komunat e Kosovës, në përgjithësi po shfaqin një çështje që mospasja e një plani konkret, një mastar plani, apo vizioni i cili përfshin kategoritë e ndryshme. Zhvillimet që janë bërë në qytetet e Kosovës janë bërë në formën e ishujve”, deklaroi ai.

Po ashtu, Beqiri dyshon se projekti i parkingut nëntokësor në Prishtinë do të jetë i suksesshëm.

“Është herët të diskutohet nëse ka me qenë projekt apo investim i suksesshëm, mirëpo një gjë e di është që në momentin kur ne i japin hapësirë veturave… para se t’iu japim njerëzve mundësi për parkingje ne duhet të ndërrojmë kulturën e përdorimit të kulturës, Prishtina është një qytet i vogël që me pas një mbipopullim kaq të madh të veturave. Prandaj e dyshoj mjaft shumë nëse një projekt i tillë do të jetë i suksesshëm”, shtoi tutje ai./teve1