Sezoni dimëror nga 15 nëntori, Policia thirrje shoferëve: Duhet t’i keni pajisjet e nevojshme për ngasje

Sezoni dimëror nga 15 nëntori, Policia thirrje shoferëve: Duhet t’i keni pajisjet e nevojshme për ngasje

Aktuale November 10, 2022 - 12:31

Policia e Kosovës njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik se nga data 15 nëntor deri më 15 mars të vitit të ardhshëm fillon sezoni dimëror, me ç’rast të njëjtët janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e nevojshme për ngasje të veturës.

Pajisjet dimërore të cilat duhet t’i posedojnë pjesëmarrësit në trafik janë, gomat e dimrit, zinxhirët etj.

“Sezoni dimëror sipas Ligjit të trafikut fillon prej 15 nëntorit dhe vazhdon deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Sipas dispozitave të trafikut, të gjithë ngasësit e automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, gjatë sezonit dimëror janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e domosdoshme dimërore, si gomat e dimrit, zinxhirët”, njofton Policia.