Dyer të hapura dhe institucione boshe në komunat në veri

Dyer të hapura dhe institucione boshe në komunat në veri

Aktuale November 10, 2022 - 12:11

Largimi i serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës ka pezulluar jetën institucionale në këtë pjesë.

Dorëheqjet nisën më 5 nëntor, pak ditë pasi Qeveria e Kosovës filloi zbatimin e një plani për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Të mbështetur nga Beogradi zyrtar, shumica e serbëve në veri e kundërshtojnë këtë proces dhe insistojnë në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. /REL