Bislimi thotë se u kërcënua dhe u fye nga Tahiri, Murati fton Prokurorinë të merret me rastin
Foto: Laura Hasani

Bislimi thotë se u kërcënua dhe u fye nga Tahiri, Murati fton Prokurorinë të merret me rastin

Aktuale November 10, 2022 - 11:43

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë sot se është fyer dhe kërcënuar nga deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë seancës së Kuvendit.

Bislimi tha se u kërcënua nga Tahiri në “stilin e një banditi që i vendos shurdhues armës së tij”, transmeton Zeri.info.

“Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Haxhiu dhe pas ndaljes së mikrofonit me stilin e një banditi, që ia vendos shurdhuesin armës së tij, u kthye nga unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh, pastaj i shoqëroi me sharje dhe fyerje nga ulësja e tij”, deklaroi Bislimi në Kuvend.

Pas Bislimit, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ishte dëshmitar i kërcënimit.

“Isha edhe unë dëshmitar se pas mbylljes së mikrofonit duke u kthyer nga ulësja e tij, këcënoi dhe shajti zv.kryeministrin Besnik Bislimi, ftoj Prokurorinë ta marrë seriozisht kërcënimin e një personi që ka mbajt armë me shurdhuese për kaq vite”, deklaroi Murati. /Zëri