KQZ-ja shqyrton sot zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

KQZ-ja shqyrton sot zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

Aktuale November 10, 2022 - 09:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme do të bëjë shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe.

KQZ-ja ka bërë të ditur se në mbledhjen e orës 13:30 do të diskutohet edhe për kryetarët e dorëhequr të katër komunave në veri të Kosovës, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se dy ditë më parë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kërkesën për rekomandimin e emrave për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe, të cilët kanë dhënë dorëheqje nga pozita të hënën.

Rendi i plotë i ditës në mbledhjen e sotme të KQZ-së:

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;Aktivitetet e SKQZ-së:

Njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të

Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.Raport i Këshillave të KQZ-së:

Këshilli për Çështje Ligjore:Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit

Komunal në Ferizaj, Malishevë dhe Junik.

Të ndryshme.