Luzha: Aleatët s’mund t’i kërkojnë Qeverisë të mos e zbatojë ligjin

Luzha: Aleatët s’mund t’i kërkojnë Qeverisë të mos e zbatojë ligjin

Aktuale November 09, 2022 - 23:04

Koordinatorja e Friedrich Ebert Stiftung (FES), Besa Luzha, ka thënë se aleatët nuk mund t’i thonë Qeverisë së Kosovës ‘mos e zbato ligjin’.

Ajo ka thënë se nuk është as në interesin e amerikanëve që të mos zbatohet ligji në Kosovës.

“Greg Delawie sa ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, mbante një pozicion krejt tjetër dhe tash që nuk është më ambasador, na tregon që këto 25 vite serbët nuk paskan qenë të integruar”.

“Nuk janë gjërat kaq bardh e zi. Për shembull, nëse si parti ke thënë unë nuk kam qare përpos ta zbatoj ligjin – a është në interesin amerikan zbatimi i ligjshmërisë?”, ka pyetur ajo.

“Për shembull, aleatët në këtë situatë nuk mund t’i thonë qeverisë mos e zbato ligjin, por e lusin siç e kanë lutur për shkak të situatës, a bën të shtyhet zbatueshmëria e ligjit për më vonë?”, ka përfunduar ajo. /klankosova