Komunat pa kryetarë, si po funksionon administrata në veri?
Foto:Laura Hasani

Komunat pa kryetarë, si po funksionon administrata në veri?

Aktuale November 09, 2022 - 23:02

Dikasteri që drejton, rrallë merr vëmendje mediatike.

Por, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ishte në fokus ditëve të fundit.

Kjo pasi që, kryetarët e komunave veriore, dorëheqjet e tyre, zyrtarisht duhet t’i bënin në institucionin që udhëheq Elbert Krasniqi.

Këtë procedurë, Milan Radojeviq i Mitrovicës Veriore, Dragiša Miloviq i Zveqanit, Srxhan Vulloviq i Zubin Potokut dhe Zoran Todiq i Leposaviçi, e bën gjatë së martës.

Ndërkohë që komunat kanë mbetur pa kryetarë, Krasniqi në një intervistë për T7 ka treguar sesi qytetarët po i marrin shërbimet administrative.

Krasniqi thotë se kishin njoftuar presidenten e vendit për dorëheqjet e kryetarëve, në mënyrë që të vazhdohet me procedurat e tjera ligjore.

Gjatë së martës, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.

Sipas Krasniqit, tani ndodhemi ne një situatë të paqartë kushtetuese.

Krasniqi foli edhe për takimi që pati bashkë me kryeministrin Kurti, me përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal gjatë kësaj interviste ka folur edhe për projeket që është duke i implementuar dikasteri i tij. /express