Shtyrja e vizitave në SHBA, vjen reagimi nga LDK-ja e PDK-ja
Foto: Zëri / Ilustrim

Shtyrja e vizitave në SHBA, vjen reagimi nga LDK-ja e PDK-ja

Aktuale November 09, 2022 - 22:40

Pas shtyrjes së vizitave zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të disa prej ministrave dhe kryetarëve të komunave, kanë reaguar dy partitë më të mëdha opozitare në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë komentuar anulimin e vizitave të disa prej ministrave dhe krerëve të komunave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se rreshtimi me vendet e zhvilluara, demokratike e aleatët tanë nuk është nënshtrim, por pjekuri politike.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Halimi ka thënë se refuzimi i vizave nga SHBA është pasojë e narratives izolacioniste dhe propaganduese.

Kurse sekretari i PDK-së, Blerim Gjoshi, ka thënë se me anulimin e vizitave dhe me kthimin e EULEX-it në veri të vendit, sipas tij, kjo rrezikon që veriu t’iu dorëzohet strukturave paralele, kurse Kurti, siç është shprehur ai, po luan bixhoz me Kosovën. /Zeri.info