Haradinaj: Kryeministri nuk duhet t’i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë

Haradinaj: Kryeministri nuk duhet t’i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë

Aktuale November 09, 2022 - 21:29

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se, është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e tyre në qeverisjen e vendit.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kryeministri duhet që sa më parë të kthehet nga kryeneçësia e tij, dhe mos t’i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë e rajon, raporton Zeri.info.

“Është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e tyre në qeverisjen e vendit. Ndërkohë, qeveria Kurti, nuk e menaxhoi si duhet procesin e dialogut, duke bërë gabim pas gabimi, që kulmuan me lëndimin e raporteve me aleatët tonë amerikan, të cilët ishin me ne në të gjitha fazat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, Luftës Çlirimtare dhe shtetndërtimit”.

“Largimi nga këshillat dhe kërkesat e tyre, pikërisht në fazën finale kur pritej përmbyllja e Marrëveshjes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke, është gabim i tmerrshëm. Këto politika të dëmshme, mund të kenë pasoja shumë të rrezikshme për vendin, deri në karantinimin nga bashkësia ndërkombëtare”.

“Kryeministri duhet që sa më parë të kthehet nga kryeneqësia e tij, dhe mos t’i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë e rajon”, ka shkruar Haradinaj. /Zëri