Rama vizitë zyrtare në Emirate për tërheqje investimesh e donacionesh për Prishtinën

Rama vizitë zyrtare në Emirate për tërheqje investimesh e donacionesh për Prishtinën

Aktuale November 09, 2022 - 20:15

I pari i Prishtinës Përparim Rama, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Abu Dhabi.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku edhe ka publikuar disa fotografi nga Emiratet.

Sipas tij, kjo vizitë po realizohet me qëllim të tërheqjes së investimeve e donacioneve në projektet madhore për Prishtinën, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

I nderuar të jem i ftuar i Kryesuesit të Departamentit të Shëndetësisë së Abu Dhabit, Shkëlqesisë së tij, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi.

Kjo vizitë, shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në EBA, z. Xhabir Hamiti, po realizohet me qëllim të tërheqjes së investimeve e donacioneve në projektet madhore për Prishtinën dhe zgjerimit të potencialit ekonomik të kryeqytetit dhe Kosovës në tërësi.

Jemi të përkushtuar në vendosjen e marrëdhënieve me kryeqendra botërore, veçanërisht në krjimin e partnerëve strategjik për zhvillimin e Prishtinës tonë! 

Image

Image