Vuçiqi dekoron Gjuriqin e Filipoviqin, thotë se nga tani punojnë për institucionet në Serbi

Vuçiqi dekoron Gjuriqin e Filipoviqin, thotë se nga tani punojnë për institucionet në Serbi

Aktuale November 09, 2022 - 12:15

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se reagimi i Prishtinës tregoi se planifikonin dhe donin incidente dhe konflikte, si dhe poshtërim të popullit serb.

Vuçiqi, në ceremoninë e ndarjes së medialeve për ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, Nenad Gjuriq dhe shefin e operacioneve rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviq, shtoi se dy ditët e ardhshme do t'i kalojë në Paris, ku do të takohet me të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, dhe siç shtoi ai, ndoshta edhe me presidentin e Francës Emmanuel Macron, transmeton Zeri.info.

Vuçiqi ka theksuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk i shkon mendja të marrë themelojë Asociacionin e Komunave Serbe.

“Ata nuk mund ta ndryshojnë Gjuriqin, Filipoviqin, 300-400 policë, gjyqtarë, prokurorë, as personel administrativ. Populli ynë në Kosovë dhe Metohi është përkushtuar për të ruajtur njerëzit dhe vendin e tij”, tha Vuçiqi.

Ai shtoi se shteti i Serbisë kujdeset për popullin e vet.

“E ardhmja e Gjuriqit dhe Filipoviqit është e shkëlqyer, ata do të punojnë në organet shtetërore të Serbisë. Nuk do të kenë të ardhura më të ulëta, përkundrazi. Nuk do të dalin në pension, as në rrugë. Askush nuk do të jetë në rrugë, janë rreth 3500 njerëz”, tha Vuçiqi.

Presidenti i Serbisë tha se pyetja është se çfarë do të ndodhë me Marrëveshjen e Brukselit.

“Serbia nuk heq dorë dhe nuk e tërheq kurrë nënshkrimin e saj. Por aty ka tre nënshkrime, jo vetëm një. Njëra është nga përfaqësues shqiptare dhe një nga BE-ja. Epo, të gjithë ne në Serbi e respektuam atë nënshkrim. Tani është koha te hapen edhe këto dy firmat e tjera, te formohet Asociacioni dhe mos interpretoni rrejshëm atë që është nënshkruar. Mos i shpik gjerat, absolutisht e keni shpikur ketë për targat”, tha Vuçiqi.