Paralajmërohen reduktime rreth 8-orëshe të rrymës për nesër në Vushtrri

Paralajmërohen reduktime rreth 8-orëshe të rrymës për nesër në Vushtrri

Aktuale November 09, 2022 - 08:57

KOSTT-i ka njoftuar se nesër do të ketë një intervenim të domosdoshëm në një largpërçues.

Si pasojë e këtij intervenimi, disa pjesë do të përballen me reduktime të energjisë për rreth 8 orë, transmeton Zeri.info.

“Intervenim i domosdoshëm në largpërçuesin 110kV LP125/1, që lidh NS ‘Kosovën A’ me NS ‘Vushtrrinë 2’. Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, më 10 nëntor 2022 (e enjte) nga ora 08:30 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e largpërçuesit 10kV Shkabaj me kod:15019002. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar riparimin e fibrit optik OPGW në largpërçuesin 110kV LP 125/1, që lidh nënstacionin 220/110/10/6.3 kV ‘Kosova A’ me Nënstacionin 110/10 (20) kV ‘Vushtrria 2’”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga dalja 10kV Shkabaj, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

“Intervenimi në fjalë do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës, si dhe në sigurinë e shkëmbimit të të dhënave përmes OPGW-së”, thuhet në njoftim. /Zëri