Mblidhet sot Qeveria e Kosovës

Mblidhet sot Qeveria e Kosovës

Aktuale November 09, 2022 - 08:19

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, në orën 10:00.

Sipas rendit të ditës, Kabineti Qeveritar do të diskutojë për 14 pika.

Në mesin e pikave që janë në rend dite, janë edhe themelimi i Komisionit Republikan të Festave dhe shqyrtimi i propozim-vendimit për shitjen e automjeteve zyrtare që janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë së Ekonomisë etj.