Konjufca: Esenca e planit franko-gjerman është që Serbia të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës

Konjufca: Esenca e planit franko-gjerman është që Serbia të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës

Aktuale November 08, 2022 - 22:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur rreth planit franko-gjerman.

Ai, në në klan kosova, deklaroi se esenca e këtij plani është që Serbia të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës.

“Tash kur Serbia po e sheh që po afrohet një zgjidhje me Kosovën, me ç’rast bashkësia ndërkombëtare, shtetet më të fuqishme evropiane si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë pozicionimin e qartë. Do t’ia propozojnë Serbisë një plan i cili në thelb, nëse do ta përkthesh se çka i bie ai plan, është të heqë dorë në pretendimet e saj një herë e përgjithmonë ndaj Kosovës. Esenca është kjo”, tha Konjufca.