Daçiqi shkon në Greqi, kryediplomati grek i kërkon kompromis me Kosovën për t’i shmangur tensionet
Aktuale
November 08, 2022 - 18:33
Greqia është e përkushtuar për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pas një takimi që e pati me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq në Athinë.
Nikos Dendijas, pas takimit me Daçiqin, në një konferencë të përbashkët për media, tha se çdo vendim duhet të merret në kuadër të një dialogu të përbashkët dhe shtoi se është e nevojshme të shmangen tensionet.
Ai tha se Greqia është gjithmonë në favor të dialogut konstruktiv me respektimin e ligjit ndërkombëtar.
“Ne respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithëve dhe e dimë se edhe Serbia e respekton këtë”, tha Dendias.