Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së: Kërkojmë nga menaxhmenti i SHSKUK-së që t’i trajtojë me dinjitet infermierët
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor, menaxhmenitit të SHSKUK-së ka bërë të ditur se nuk do ketë paqe sociale në QKUK, përderisa infermierët nuk trajtohen me nderë.
Përmes një letër publike kjo sindikatë ka thënë se pavarësisht se fokusi është te ngjarjet në veri, kërkesat e infermierëve nuk bën të injorohen, raporton Zeri.info.
“Padyshim që është me rëndësi që fokusi i institucioneve të Republikës së Kosovës nuk duhet të zhvendoset nga situata e krijuar në veri, me ç’rast moralisht neve na pamundësohet reagimi”.
“Mirëpo, kjo nuk do të thotë që ne pajtohemi me inkompetencën dhe vendimet e jashtëligjshme të SHSKUK-së -QKUK-së, diskriminimin dhe tendencat për denigrim personal dhe profesional të infermierëve në QKUK”, thuhet në njoftim.
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka thënë se nuk do të ketë paqe sociale në këtë institucion derisa të mos u njihet roli i merituar infermierëve.
“Konsiderojeni veten të njoftuar publikisht që nuk do ketë paqe sociale në QKUK derisa menaxhmenti aktual t’i thërras mendjes, mos të sillet si skllavo-pronar, t’i trajtoj infermierët me nderë dhe respekt ashtu siç e meritojnë dhe t’ua njoh rolin dhe rëndësinë që kanë infermierët për sistemin shëndetësor dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri