Serbia i reagon Tadiqit pasi paralajmëroi marrëveshje me Kosovën
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj ish-presidentit serb, Boris Tadiq, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se shpejt do të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, Tadiqi ka thënë se një marrëveshje e tillë do të jetë një “goditje” për interesat serbe në Kosovë.
Lidhur me këtë ka folur Petkoviqi, duke thënë se “interesat serbe në Kosovë janë shkelur nga politika e dëmshme e Boris Tadiqit”, raporton Express.
“Interesat tona kombëtare në Kosovë u shkelën nga politika katastrofike e Boris Tadiqit. Ndërsa ‘e bëri heroin’ nga Rumania, duke njoftuar kur e ashtuquajtura Kosova shpalli pavarësinë. Aleksandar Vuçiq po lufton me mençuri dhe guxim për të mbrojtur popullin tonë në krahinë dhe do ta bëjë këtë, derisa të jetë në krye të Serbisë”, shkroi Petkoviqi në Twitter.
ë ë @BorisTadic58 ë ë ë ë ë ë ë ë. ë ë ë „ë“ ë ë ë ë ë ë. ë ë ë, @avucic ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë! https://t.co/iB3c4hAnO0
— ë ë (@PetkovicPetar) November 8, 2022