A e përkrah Qeveria e re suedeze heqjen e vizave për Kosovën, çfarë thotë ish-kryeministri Bildt?
Ish-kreu i diplomacisë kosovare, Petrit Selimi, e ka pyetur ish-kryeministrin suedez Carl Bildt nëse pritet ndonjë ndryshim i madh në politikën e jashtme suedeze pas qeverisë së re atje në raport me Kosovën.
Selimi e ka pyetur konkretisht rreth qëndrimit për liberalizimin e vizave.
Bildti ka thënë se s’është në dijeni as çfarë kanë thënë Qeveria e kaluar dhe as cili është qëndrimi i Qeverisë së re, megjithatë ka thënë se do të interesohet për ta gjetur se çfarë mendon Suedia për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Më duhet të rrëfej se nuk e di se çfarë ka thënë qeveria e mëparshme për këtë. Ballkani ishte shumë poshtë në listën e tyre të prioriteteve. Qeveria e re ka shumë pak gjasa të ketë krijuar një politikë për këtë. Do ta zbuloj”, shkroi Bildti.