Digjet edhe një veturë me targa RKS në veri të Mitrovicës
Gjatë ditës së sotme është djegur një veturë me targa RKS në Zveçan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetura i takon një femre nga komuniteti serb, shkruan Zeri.info.
Sipas njoftimit, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet, përderisa Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia edhe një herë ka bërë të ditur se janë duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.
“Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale”, thekson Policia e Kosovës. /Zeri.info