Njësia B2 e KEK-ut në revizionim tetëditor

Njësia B2 e KEK-ut në revizionim tetëditor

Aktuale November 08, 2022 - 13:14

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se bazuar në Bilancin Vjetor Elektroenergjetik (BVEE) dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit “Kosova B” ka filluar revizionin e rregullt vjetor, i cili do të zgjasë deri më 15 nëntor.

“Gjatë kësaj periudhe, po sipas BVEE-së, KEK-u do të operojë me njësitë A3=125 MW/h, A4=125MW/h dhe B1=250 MW/h. Gjithashtu nga njësia B1 do të furnizohet edhe ‘Termokosi’, me rreth 45-50 MW/h energji termike, varësisht nga kërkesa e ‘Termokosit’”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Kujtojmë se sot Kuvendi ka votuar për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energjinë elektrike. /Zëri