Berisha akuzon Kurtin për tradhti: Emri “tradhtar” ka edhe çmimin tradicional
Foto: Laura Hasani

Berisha akuzon Kurtin për tradhti: Emri “tradhtar” ka edhe çmimin tradicional

Aktuale November 08, 2022 - 11:16

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha ka thënë se nuk mund të sillet Kuvendi sikur situata është normale, derisa po flitet për situatën me energjinë elektrike, në vend se të diskutohet situata në veri.

“Ju sot keni thirr një seancë për energjinë dhe po fyni inteligjencën e deputetëve dhe të popullit të Kosovës duke u paraqitur se situata është e qetë”, deklaroi Hiseni.

Ai akuzoi Kurtin për tradhti ndaj vendit, transmeton Zeri.info.

“Nga mbrëmë kur e kam dëgju kryeministrin se projekti franko-gjerman është një bazë e mirë për Kosovën jam i bindur se kryeministri po rrëshqet aty ku e kam paralajmëruar në zhbërjen e vendimeve të cilat janë themelet e këtij shteti dhe gjakun e dëshmorëve.

Unë nuk pranoj të jem pjesë e një debati të tillë kur i tërë vendi është i shqetësuar se a po dëmtohet integriteti i shtetit dhe a po çohet Kosova drejt një tradhtie, shumë shpejt po pres ta bëni një hap dhe do merrni emrin e merituar por mos harroni se ai emër ka edhe çmim tradicional. Unë nuk do jem pjesë e kësaj seancë, hiqma medietien lirisht”, deklaroi Berisha në seancën e Kuvendit. /Zëri