Haradinaj tregon pse lëshoi takimin: Kurti mbante ligjërata, s’tregonte pse prishi raportet me Amerikën
Foto: Laura Hasani

Haradinaj tregon pse lëshoi takimin: Kurti mbante ligjërata, s’tregonte pse prishi raportet me Amerikën

Aktuale November 08, 2022 - 08:55

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lëshuar sot takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e opozitës.

Haradinaj ka thënë se është detyruar ta lëshojë takimin, pasi Kurti nuk sqaronte se pse prishi raportet me Amerikën dhe pse nuk po realizon kërkesat e tyre, transmeton Zeri.info.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin, sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”, shkroi Haradinaj në një status në Facebook.

Ai shtoi se është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme të prishen raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

Ndryshe, takimin janë duke e vazhduar dy liderët e tjerë të opozitës, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. /Zëri