Situata në veri, KPM-ja shton aktivitetet monitoruese për kujdes nga dezinformimi

Situata në veri, KPM-ja shton aktivitetet monitoruese për kujdes nga dezinformimi

Aktuale November 07, 2022 - 22:29

Pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës është tensionuar gjendja në veri, por kësaj ndonjëherë po i kontribuon edhe qarkullimi i lajmeve të pavërteta.

Krerët e shtetit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos bien “pre” e dezinformimit, por edhe Këshilli i Pavarur i Mediave ka njoftuar se ka shtuar aktivitetet monitoruese, raporton Zeri.info.

KPM-ja u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuele dhe të kenë kujdesë që materialet e transmetuara të jenë të sakta.

“Duke pas parasysh se roli i mediave në informimin e publikut është i një rëndësie të veçantë, KPM-ja i udhëzon të gjitha OSHMA-të që gjatë raportimit të sigurohen se të dhënat e transmetuara të jenë të verifikuara dhe të bazuara në informacione kredibile në mënyrë që të ruhet qetësia dhe siguria në vend”, thuhet në njoftim. /Zëri