Kurti pret në takim përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat veriore

Kurti pret në takim përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat veriore

Aktuale November 07, 2022 - 21:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është theksuar rëndësia e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe përmbushjes së detyrave, raporton Zeri.info.
Kurti në takim ka ritheksuar se Qeveria është e përkushtuar t’u ofrojë siguri dhe respektim të lirive të njeriut të gjithë qytetarëve të sa.
“Në takimin e përbashkët me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, morën pjesë Nënkryetari i Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, anëtarët e Kuvendeve Komunale nga Mitrovica e veriut, Zveçani dhe Zubin Potoku: Lulzim Peci, Selvete Kelmendi, Sefer Veseli, Skender Sadiku, Vedat Mehmeti dhe Zenel Jakupi, si dhe shefat e Zyrave Komunale për Komunitete të Komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut”, thuhet në komunikatë./Zëri