Dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, mblidhet Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, mblidhet Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Aktuale November 07, 2022 - 16:50

Sot Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, ku është diskutuar për situatën aktuale në sistemin gjyqësor, veçanërisht për Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Kjo mbledhje u mbajt pas dorëheqjes të disa gjyqtarëve dhe punonjësve mbështetës nga komuniteti serb, raporton Zeri.info.

KGJK-ja ka bërë thirrje tek autoritetet kompetente në kuadër të gjykatave që të marrin masat e nevojshme për situatën e krijuar.

“Këshilli nuk i shqyrtoi dorëheqjet e gjyqtarëve dhe të punonjësve mbështetës në takimin e sotëm pasi që paraprakisht do të ketë raport vlerësimi nga autoritetet kompetente për përgjegjësinë e të gjitha subjekteve të përfshira në aktivitetet e fundit që ndërlidhen me situatën e krijuar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu KGJK-ja u ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe Qeverisë që të ofrojnë siguri për punonjësit dhe objektet e gjykatave në veri të Mitrovicës, Zubin Potok e Leposaviq. /Zëri