Presidentja u rikthehet aktiviteteve pas ndërhyrjes

Presidentja u rikthehet aktiviteteve pas ndërhyrjes

Aktuale November 07, 2022 - 15:24

Presidentja e vendit Vjosa Osmani sot u është rikthyer aktiviteteve në zyrën e saj, pas një ndërhyrjeje të lehtë kirurgjike (heqja e tëmthit) javën e kaluar.

Osmani sot priti në takim lamtumirës ambasadorin e Japonisë, Akira Mizutani

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Presidenca, transmeton Zeri.info.

“Japonia, sipas presidentes Osmani, është aleat dhe partner strategjik, ndaj e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme, duke u angazhuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.

Presidentja Osmani ka theksuar se të dy shtetet ndajnë vlerat dhe parimet e njëjta në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet botërore”, thuhet në komunikatë.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova llogarit në mbështetjen japoneze në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Kujtojmë se nga Presidenca javën e kaluar kanë njoftuar se nga tre nëntori presidentja do të vazhdojë me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e presidentes, si dhe gradualisht do t’u kthehet angazhimeve publike. /Zëri

Image
Pamje nga takimi i sotëm i presidentes Osmani me ambasadorin e Japonisë