“Skema” heton 14 persona për shpëlarje parash

“Skema” heton 14 persona për shpëlarje parash

Aktuale November 07, 2022 - 12:12

Prokuroria Speciale e Kosovës ka shënjestruar një rast të ri të krimeve të rënda, ku të përfshirë janë 14 persona.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku ka shënjestruar një rast të ri me katërmbëdhjetë persona”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin “Skema”, ku janë të përfshirë 14 persona, për veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga Neni 302 i KPRK-së dhe lidhur me Nenin 56, paragrafin 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.