Mitrovica e Veriut bëhet gati për protestë [foto]
Aktuale
November 06, 2022 - 10:54
Qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut janë duke u berë gati për të protestuar në sheshin “Car Llazari”.
Protesta është thirrur nga Lista Serbe ndërsa ka tri kërkesa për Qeverinë e Kosoves, të cilat janë anulimi i vendimit për targa, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe vendosja e një komandanti serb.
Aktualisht situata është e qetë ndërsa përveç policëve të EULEX-it, nuk janë parë pjestarë te Policisë së Kosovës, raporton Zëri.info.
Kujtojmë se deri te protesta e sotme ka ardhur pas shkarkimit të drejtorit rajonal të policisë në veri Nenad Gjuriqit./Zëri