Analisti Gashi: BE-ja po e favorizon Serbinë, kjo nuk kalon z. Borrell

Analisti Gashi: BE-ja po e favorizon Serbinë, kjo nuk kalon z. Borrell

Aktuale November 06, 2022 - 09:48

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar ndaj kërkesave të shefit të diplomacisë, Joseph Borrell, i cili kërkoi kthimin e serbëve në institucione, kurse nga Kosova kërkoi formimin e Asociacionit dhe terheqjen e vendimit për targat.

Gashi ka thënë se BE-ja me këto kushte favorizon Serbinë, raporton Zeri.info.

“Kjo nuk kalon z.Borrell”, shkroi ai ndër të tjera.

Kujtojmë se dje Lista Serbe mori vendim që të largohet nga institucionet e Kosovës, nismë së cilës iu bashkuan edhe policët serb që shërbenin në Policinë e Kosovës. /Zëri