Çitaku: Deri te kriza me aleatët ndërkombëtarë është ardhur nga vendimet e qeverisë “Kurti”

Çitaku: Deri te kriza me aleatët ndërkombëtarë është ardhur nga vendimet e qeverisë “Kurti”

Aktuale November 06, 2022 - 09:38

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se qëndrimet e opozitës për situatën në veri janë të turpshme dhe për keqardhje.

Çitaku ka thënë se krizat me sindikatat e deri te kriza me aleatët janë shkak të Qeverisë “Kurti”, raporton Zeri.info.

Ajo ndër të tjera ka thënë se diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqët e Kosovës.

“Ministrja e Drejtesisë sulmon opozitën. Kryeministri personalizon krizën e krijuar. E nderuara qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve”, shkroi ajo. /Zëri