Eurodeputeti austriak pyet Vuçiqin: Pse vazhdimisht kërcënon Kosovën?

Eurodeputeti austriak pyet Vuçiqin: Pse vazhdimisht kërcënon Kosovën?

Aktuale November 05, 2022 - 22:36

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, në ditën kur Lista Serbe ka njoftuar se serbët dorëhiqen nga institucionet kosovare.

Ai ka pyetur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pse gjithmonë kërcënon Kosovën dhe ka dëshirë të destabiliziojë veriun, raporton Zeri.info.

“Pse gjithmonë eskalim, shkatërrim, president Vuçiq? Pse Serbia nuk tërhiqet nga të gjitha lidhjet me Putin-Rusi? Pse kërcënoni fqinjin tuaj herë pas here? A nuk keni absolutisht asnjë njohuri për mësimet nga historia?”, shkroi Mandl, në Twitter.

Kujtojmë se largimi i serbëve nga institucionet ka nxitur reagime të shumta, sepse liderët kosovarë po e shohin si kërcënim të Vuçiqit. /Zëri