Lajçaku reagon pas situatës së krijuar në veri të Kosovës

Lajçaku reagon pas situatës së krijuar në veri të Kosovës

Aktuale November 05, 2022 - 22:11

I dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak ka reaguar pas situatës së krijuar në veri pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se është dakord me zv.sekretarin e NATO-s, Mircea Geoana, i cili tha se NATO-ja dhe KFOR-i janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet stabiliteti në veri, raporton Zeri.info.

“Plotësisht dakord me Mircea Geoana. Mirënjohës për koordinimin e shkëlqyer të NATO-s – si me udhëheqjen në nivel të shtabit, ashtu edhe me NATO-n në terren”, shkroi ai në Twitter. /Zëri