Zv.sekretari i NATO-s: Të gatshëm të ndërhyjmë nese përshkallëzohet situata në veri

Zv.sekretari i NATO-s: Të gatshëm të ndërhyjmë nese përshkallëzohet situata në veri

Aktuale November 05, 2022 - 20:46

Përmes një konference, Lista Serbe tregoi që serbët e Kosovës do të largohen nga të gjitha institucionet vendore, gjë që nxiti reagime të shumta, por edhe tensione në veri të Mitrovicës.

Zëvendëssekretari i NATO-s, Mircea Geoana ka thënë se për situantën në veri ka biseduar edhe me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Zeri.info.

Ai ka theksuar se NATO-ja dhe KFOR-i janë të gatshëm që të ndërhyjnë nëse situate përshkallëzohet.

“Fola me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin.NATO-ja dhe KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkroi ai në Twitter. /Zëri