Bahtiri opozitës: Bashkohuni, situata s’ka qenë kurrë më serioze

Bahtiri opozitës: Bashkohuni, situata s’ka qenë kurrë më serioze

Aktuale November 05, 2022 - 20:12

Ish-kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri u ka bërë thirrje liderëve politikë që të bashkohen pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Ai ka thënë se situata nuk ka qenë kurrë më serioze, prandaj sipas tij duhet të lihen anash ndasitë partiake, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave shtetërore, raporton Zeri.info.

“Situata asnjëherë nuk ka qenë më serioze andaj çdo thyerje dhe pengesë që ne i bëjmë njëri-tjetrit do të na kushtojë me plotësimin e dëshirës së kahmotshme të Vuçiqit dhe Listes Serbe, të cilët me çdo kusht dëshirojnë që në vendin tonë të mos ketë stabilitet e as shtet”, shkroi ai.

Kujtojmë se Lista Serbe sot njoftoi se serbët do të dorëhiqen nga të gjitha pozitat në institucionet e Kosovës. /Zëri