Lajçaku takohet me Vuçiqin: U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e dialogut të mbahen dhe të zbatohen

Lajçaku takohet me Vuçiqin: U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e dialogut të mbahen dhe të zbatohen

Aktuale November 05, 2022 - 09:51

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka treguar se mbrëmë ka qëndruar në Serbi ku ka zhvilluar një takim më presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Lajçaku ka thënë se kanë zhvilluar një diskutim të gjatë dhe të vështirë me kreun e shtetit serb, raporton Zeri.info.

“Unë mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Dhuna duhet tw shmanget. Ne u pajtuam që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçaku.