Sot, mot me diell dhe vranësira

Sot, mot me diell dhe vranësira

Aktuale November 05, 2022 - 08:13

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira, kurse vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu në pjesë të ndryshme të Dukagjinit, kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të asaj ane.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Kurse ditën e dielën moti do të jetë më dinamik, i vranët dhe me kushte për reshje të shiut.

Reshjet me intensitet më të lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje.

Në fushat barike dhe termike parashihen rënie të dukshme, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. /Zëri