Analistët konsiderojnë se Franca me diplomaci po e kundërshton liberalizimin

Analistët konsiderojnë se Franca me diplomaci po e kundërshton liberalizimin

Aktuale November 04, 2022 - 23:18

Në fillim të këtij muaji Grupi Punues për liberalizimin e vizave në Këshillin e Bashkimit Evropian, pritet që të diskutojë prapë heqjen e vizave për kosovarët.Por është një pengesë që po e penalizon Kosovën të ec përpara në këtë proces.

Franca është duke kërkuar që Kosova të fuqizoi, Sistemin Evropian të Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit, i njohur si ETIAS.

Njohësi i proceseve politike, Visar Xani, thekson se një diplomaci e tillë është në të mirë të qëllimeve të saj, por jo Kosovës.

Edhe njohësi i sigurisë, Drizan Shala, konsideron që kjo kërkesë vetëm se e komplikon më shumë situatën.Ngase Kosova ka kapacitete të përcjell informacione relevante.

Sistemi digjital, ETIAS, synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.