Presidenca: Gjendja shëndetësore e Osmanit është e mirë, po kryen detyrat nga banesa e saj

Presidenca: Gjendja shëndetësore e Osmanit është e mirë, po kryen detyrat nga banesa e saj

Aktuale November 04, 2022 - 22:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para disa ditës iu nënshtrua një operimi për largimin e tëmthit, por Zyra e Presidencës ka njoftuar se sot ajo është liruar dhe se po vazhdon terapinë në shtëpinë e saj.

Sipas këtij njoftimi gjendja e Osmanit është e mirë, raporton Zeri.info.

“Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se vendimi i presidentes Osmani për t’u operuar në një klinikë private nxiti reagime të shumta dhe u pa si mosbesim dhe injorim ndaj institucioneve publike shëndetësore. /Zëri