Haradinaj-Stublla: Kosova dhe Shqipëria të interesohen për gjendjen e Gjeloshajt
Aktuale
November 04, 2022 - 22:49
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se raportimet për arrestimin e kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj janë shqetësuese.
Ajo ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të interesohen për gjendjen e kryetarit Gjeloshaj, raporton Zeri.info.
“Uroj që Kosova e Shqipëria bashkë të interesohen përmes kanaleve zyrtare për gjendjen e kryetarit Gjeloshaj, e poashtu në vazhdimësi e me pak më shumë seriozitet për situatën e përgjithshme të shqiptarëve në Mal të Zi”, shkroi ajo.
Sipas mediave malazeze Gjeloshi u arrestua pasi dyshohet për fyerje dhe nënçmim të disa zyrtarëve policorë. /Zëri