Djali i Gucatit: Dhimbjet që po përjeton, kanë për t’i vrarë tradhtarët e Kosovës

Djali i Gucatit: Dhimbjet që po përjeton, kanë për t’i vrarë tradhtarët e Kosovës

Aktuale November 04, 2022 - 20:01

Ish-kerët e UÇK-së tash e disa kohë janë duke u mbajtur në Hagë, por këtë e ka quajtur padrejtësi djali kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, Musliu.

Ai ka thënë se pas operimit që iu nënshtrua Gucati gjendja e tij është përkeqësuar, raporton Zeri.info.

“Po e ndiejmë çdo dhimbje tanen ashtu qysh gjithë i kemi ndje, po mijëra gjilpëra po na u nguliten në shpirt që me ty nuk jemi.

Pasha plagët që i ke në trup që sot prapë t’u hapen ka me i vra secila dhimbje e jotja tradhëtaret e Kosovës dhe ata që sot nuk na lejuan të jemi me ty në këto momente të vështria që po kalon dhe të privuan nga liria”, shkroi ai.

Kujtojmë se sot Gucati u operua përsëri pasi edhe disa javë më parë kishte kryer një operim tjetër në Holandë. /Zëri