Azemi e quan qesharak dhe joserioz vendimin për subvencionimin e sektorit privat

Azemi e quan qesharak dhe joserioz vendimin për subvencionimin e sektorit privat

Aktuale November 04, 2022 - 19:14

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sekotrit Privat e ka quajtur qesharak dhe joserioz vendimin e Qeverisë për ndarjen e 50 eurove për këtë sektor, me kushtin që 50 euro tjera të mbulohen nga kompanitë.

Ai ka ironizuar me këtë vendim, duke thënë se “edhe fëmija në djep po e sheh se është joserioz”.

Sipas tij, ministri i Financave, Hekuran Murati nuk mund ta kushtëzojë pronarin e një kompanie që ai t’i ndajë para shtesë punëtorëve.

“Të nisemi nga e para, më 3 shtator Qeveria mori vendim që të ndajë për punëtorët e sektorit publik dhe privat diku 50 dhe 100 euro dhe në fakt Qeveria bëri një kushtëzim për sektorin privat që nëse pronari i kompanisë i jep 50 euro po i jap edhe unë, një vendim qesharak për të cilin vendime të tilla në botë nuk mund të ndodhin. Qeveria e Kosovës nuk mund ta obligojë me një vendim të jashtëligjshëm që të jep punëtorit para pronari i kompanisë, mund ta bëjë zbatimin e ligjit që e ka në tavolinë por jo i zoti i arkës, buxhetit të kompanisë është pronari i kompanisë”, tha ai.

Azemi shton se i kanë dërguar letër kryeministrit, Albin Kurti  dhe ministrit, Hekuran Murati duke iu lutur që të mos kenë këso kushtëzimesh për subvencionimin e punëtorëve.

“Ky ministër është pronar me qeverinë për buxhetin e Kosovës se si do të dedikohet me 5 shtator shkruam shkresë duke dëshiruar se është bërë gabim teknik dhe i tham kryeministrit dhe ministrit ju lusim mos na kushtëzoni me pronarë të kompanisë, sepse si shtet nuk je i zoti me implementu atë vendim para pronarëve të kompanisë në rend të parë është vendim jolegjitim. Nuk mundesh me kapitalin e pronarit të kompanisë, ai kryen obligimet ndaj shtetit përndryshe me paratë që ka pronari menaxhon i dhe jo ministri dhe i tham ne na duhen 100 euro na jep 50 euro”, shtoi ai në tëvë1.

Tutje, ai i ka komentuar deklaratat e Muratit se kompanitë kanë pasur fitime të mëdha, duke thënë se mbi 60 për qind e tyre janë me borxhe dhe kredi.

“Tani të thotë ato deklarata skandaloze thotë: në këtë vit kemi pasur kompanitë fitime më të mëdha, që s’është e vërtetë dhe unë e di që ka kompani që kanë punu me bilanc pozitiv, jo të gjitha kompanitë, të gjitha dyqanet kioskat kanë punuar me profit, jemi të bindur se mbi 60 për qind të kompanive janë me borxhe dhe kredi. Dhe tani ti të dalësh dhe të deklarosh se ka rritje po në rend të parë ky si ministër nëse i thotë një pronari të kompanisë rritja pagën”, shtoi ai.

Ndryshe, gjatë ditës Murati në një konferencë për media deklaroi se nuk do të ketë shtesa për punëtorët e sektorit privat